Linja e laptopëve të Apple mund të zgjerohet këtë vit me një MacBook Air 15 inç

Linja e laptopëve të Apple mund të zgjerohet këtë vit me një MacBook Air 15 inç

Të gjithë fansat e Mac po presin këtë vit një prezantim të madh për Mac Pro, mirëpo Mark Gurman i ka shqetësuar disi këto persona me deklaratat e tij se Mac Pro i këtij viti mund të mos jetë produkti që prisnim prej kohësh.

Megithatë, pritet të ketë një risi në linjën e re të laptopëve në 2023, i cili do të jetë një MacBook Air 15 inç. Në qershor të 2022, Gurman raportoi se Apple po planifikonte të krijonte një MacBook Air 15”. Kompania kishte planifikuar që ky produkt të prezantohej vitin e kaluar, por më pas ndërroi mendje dhe vendosi të fokusohej në modelin 13.6”, duke e ridizenjuar dhe duke e pajisur me proçesorin e ri M2.

 

 

Ming-Chi Kuo tregoi përmes një tweet-i se Apple do të sjellë laptopë 15” në 2 konfigurime: një model M2 me karikues 35W, si dhe një model M2 Pro me karikues 67W. Kuo nuk e specifikoi nëse ky laptop do të jetë MacBook Air apo jo, mirëpo me shumë mundësi bëhet fjalë për të njejtin laptop.

Bashkë me Mac Pro dhe MacBook Air 15”, Gurman tregon se Apple do të prezantojë versione të reja të MacBook Pro 14” dhe 16” me proçesorët M2 Pro dhe M2 Max.