Profesori tregon se shkollat janë ende të papërgatitura për AI pasi kap studentin duke kopjuar nga ChatGPT

Profesori tregon se shkollat janë ende të papërgatitura për AI pasi kap studentin duke kopjuar nga ChatGPT

Një profesor në Karolina është shfaqur tepër i alarmuar pasi kishte kapur studentin e tij duke kopjuar nga ChatGPT, një chat bot i ri i fuqizuar nga inteligjenca artificiale i cili mund të thithë shpejt informacionet e dhëna nga përdoruesit dhe të mundësojë një përgjigje me informacion të gjërë në tema të ndryshme.

Kjo teknologji që ka nisur të përdoret vetëm prej disa javësh, vjen në një kohë ku studentët janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të shmangur lodhjen e të mësuarit.

Academia nuk priste që diçka e tillë të ndodhte.” tha profesori në Furman University, Darren Hick. “Sapo unë e raportova këtë gjë në Facebook, kolegët e mi treguan se dhe ato kishin patur një rast të tillë.

darren-hick-01.webp

Më herët gjatë këtij muaji Hick i kishte lënë detyrë studentëve të tij të shkruanin një ese me 500 fjalë mbi filozofin e shekullit të 18 David Hume dhe paradoksin e horrorit, gjë që ekzaminon se si njerëzit mund të marrin kënaqësi nga diçka prej të cilës kanë frikë. Mirëpo pas dorëzimit të detyrave, profesori vuri re disa “shenja” që e bënë të dyshonte se kjo nuk ishte puna e studentit të tij.

Është një stil tepër i pastër. Por është i dallueshëm. Unë do të thoja që ChatGPT shkruan si një nxënës tepër i zgjuar në klasën e 12-të. Kishte disa fjalë tepër të veçanta të përdorura të cilat nuk ishin të gabuara, thjesht tepër të veçanta.” shtoi ai.