FREEDOM COURSE: AKSES TEK TRAJNIMET DIXHITALE - E-COMMERCE, FACEBOOK ADS DHE SHITJE BLOGJESH
Duke zgjedhur këtë opsion, do kemi mundësinë të porosisni kursin online të përgatitur nga Eno Leka dhe Laidi Ferruni për E-Commerce, Facebook Ads dhe Shitje Blogjesh
☑ Mësoni si të krijoni dyqane online me Shopify (nga A-ZH - Kurs i plotë)
☑ Trajnim i avancuar për Facebook Ads
☑ Si të reklamoni dhe shisni në mënyrë organike (pa shpenzuar para)
☑ Shisni produktet e të tjerëve (Dropshipping)
☑ Si të shisni online në tregun Shqiptar
☑ Si të shisni online në tregun ndërkombëtar
☑ Si të fitoni të ardhura nëpërmjet klientëve me njohuritë e fituara
☑ Biznes në kuti - si të shisni blogje të gatshme
☑ Si të rrisni ndjekësit në Instagram dhe Facebook (me reklamim ose në mënyrë organike)
☑ Si të kemi psikologjinë e duhur për të pasur sukses online
☑ Si të zhvillojmë grafika profesionale pa qënë grafist
☑ E-Mail Marketing - Si të shtojmë listën tonë dhe të fitojmë nëpërmjet këtij kanali
☑ Si të ngrejmë marka në mënyrë efektive
☑ Lexim i analitikave dixhitale dhe si konvertohen në më shumë biznes
Çmimi i tregut €599,00:
Çmimi aktual ekskluziv për pjestarët e grupit OECA
€199
1. Do mësoni çdo gjë që ju nevojitet për të krijuar dyqane online nëpërmjet Shopify.com . Për këtë nuk do ju duhen njohuri programimi. Nëse dini të menaxhoni Facebook, do mësoni kollaj edhe këtë pjesë.
Shopify është platforma më e mirë aktualisht në botë, për të krijuar dyqane online dhe në këtë modul, do mësoni çdo detaj qe ju nevojitet të dini për të krijuar dyqane online, menaxhuar dhe patur sukses me to.
Me njohuritë që do merrni në kët pjesë të trajnimit, do jeni mjaftueshëm të aftë për të shkuar dhe gjetur klient të cilëve mund gjithashtu ti realizoni dyqanet e tyre dhe të paguheni për këtë.
Personalisht kur punoj me klientë për ti bërë faqe shitjesh online, marr rreth 1000 Euro e sipër për çdo projekt dhe një i tillë më kushton rreth 5–6 orë pune në total (juve si fillestar normalisht do ju duhet më shumë).
2. Do mësoni të gjitha teknikat, strategjitë, idetë që ju duhen për të qënë të aftë të zhvilloni marketing nëpërmjet internetit.
Marketingu është një ndër shtyllat e domosdoshme për të bërë biznes apo për të krijuar një karierë online ne 2020.
Pamvarësisht objektivit tuaj, qoftë ai të gjeneroni më shumë shitje për biznesin tuaj, apo të fitoni të ardhura nëpërmjet klientëve, të dini të reklamoni dhe menaxhoni buxhete marketingu online është një domosdoshmëri në ditët e sotme. Nëpërmjet këtij moduli, do keni mundësinë të mësoni çdo gjë që ju duhet të dini rreth Facebook Ads dhe reklamimit në rrjetet sociale.
3. Do mësoni si të shisni pa blerë asnjë produkt dhe duke pasur 0 stok.
Në këtë trajnim, do mësoni të gjitha burimet tona të produkteve nga ku mund të merrni produkte dhe të shisni pa limit nëpër të gjithë botën, ndërkohë që të tjerët merren me dërgesat e produkteve për juve.
Kjo është pikë shumë e rëndësisshme. Po ti shihni sot kompanitë më të suksesshme të internetit si Amazon, Airbnb, Uber etj. asnjëra prej tyre nuk punon me produktet ose shërbimet e veta, por me të të tjerëve.
Të njejtën gjë mund të bëni dhe ju, thjesht në shkallë më të vogël dhe më praktike.
4. Do mësoni të gjitha teknikat e avancaura të reklamimit që ne personalisht përdor në fushatat tona dhe do krijoni një ide të mirë të gjithë trendeve teknologjike dhe si mund ti shfrytëzoni për të ecur përpara.
Këtu bëhet fjalë për çdo teknikë të avancuar që perdorim vetë, duke u bazuar kryesisht tek Facebook Ads për Facebook dhe Instagram.
Në këtë pjesë të trajnimit do të mësoni si të menaxhoni buxhete reklamash që nga 100$ në muaj, deri në dhjetra mijëra $ në muaj, siç kemi bërë ne për klientët tanë dhe markat tona.
Me këto njohuri mund shumë kollaj të gjeni klient për ti menaxhuar reklamat, si/ose dhe të punësoheni diku full time si menaxher marketingu online.
Njohuritë rreth Facebook Ads, janë jashtëzakonisht të kërkuara aktualisht, në të gjithë botën, jo vetëm në Shqipëri.
5. Do mësoni se si të zhvilloni një biznes shitjesh online në tregun Shqiptar dhe të gjeneroni të ardhura që ditën e parë. Kjo mund të jetë një piknisje e mirë nëse doni të rikuperoni koston e investuar për trajnimin.
Mbi të gjitha do pajiseni me disa njohuri që do ju përgatisin për çdo gjë që vijon në botën dixhitale dhe do ju diferencojnë nga shumica e njerëzve.